Aksident trafiku mes veture dhe një motoçiklete në Pejë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Pejë mes një veture dhe një motoçiklete.

Përveç dëmeve materiale, ende nuk dihet për numrin e personave të lënduar nga ky aksident.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 53 aksidente trafiku, 18 prej tyre me persona të lënduar kurse 35 tjerë me dëme materiale.