Sot rreth orës 17:30 në rrugën Prishtinë – Podujevë, (Qershiat e Llapashticës) ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete.
Si pasojë lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
Me rastin po merret njësiti i trafikut në Policinë e Kosovës.








