Para pak çastesh është shkaktuar një aksident në fshatin Palaj te Obiliqit.

Sipas dëshmitarëve që kanë dërguar video në Jepi zë nga vendi i ngjarjes, ka pasur lëndime të personave dhe dëmtime të veturës.

Në aksident kanë qenë të përfshira një autobus dhe një veturë e tipit Golf III, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Policia e Kosovës.

Duhet theksuar se me të filluar reshjet e borës, janë shpeshtuar edhe aksidentet e trafikut.

Ndryshe, Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel të bëhet kujdes gjatë ngasjes së automjeteve, pasi ngricat e krijuara mund të jenë të rrezikshme.

Për ta shikuar videon, klikoni KËTU