Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në Vushtrri, konkretisht në segmentin rrugor Mitrovicë-Prishtinë, në fshatin Debërllukë.

Në aksident është përfshirë një automjet dhe një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të marra ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës, i moshës 36-vjeçar.

Policia ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Njoftimi i plotë:

Aksident trafiku me fatalitet Vushtrri, 29 tetor 2021Sonte, rreth orës 14:30, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor fshati Debërllukë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Në aksident është përfshirë një automjet me targa vendore dhe një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës viktima i moshës 36 vjeçar.Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndërsa të dyshuarit- drejtuesit të automjetit, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit