Aksident trafiku me fatalitet në Gjakovë

Një 78 vjeçare ka vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur në Ponoshec të Gjakovës, derisa dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar komandanti i Trafikut Rajonal në Gjakovë, Albin Sahatqija.

Ai ka konfirmuar se dy të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor, por janë jashtë rrezikut për jetë.

“Momentalisht jemi në vendin e ngjarjes. Mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në Ponoshec të Gjakovës, me ç’rast një 78 vjeçare ka vdekur dhe dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Tek aksidenti ka ardhur për shkak se vozitësi është kyçur në rrugë pa kujdes dhe si pasojë është goditur nga vetura që ishte në rrugën kryesore. Pasagjerja ishte e ulur në makinën që po kyçej në rrugë”, ka thënë Sahatqija.