Aksident trafiku me dëme materiale në rrugën Prishtinë-Gjilan

Një aksident trafiku me dëme materiale ka ndodhur gjatë ditës së diele në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:40 në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhë një aksident trafiku ku është përfshirë një  automjet”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka thënë se “bazuar në të dhënat fillestare akisenti është vetëm me dëme materiale”.