Aksident trafiku i pazakontë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident trafiku i pazakontë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në ora 03:40 të ditës së djeshme, një aksident trafiku i pazakonshëm ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas Policisë së Kosovës, një shtetas i Shqipërisë, i cili ishte duke drejtuar automjetin ka goditur ariun i cili kishte dalë në rrugë.

Si pasojë e aksidentit, vozitësi dhe dy pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

loading…