Aksident

Aksident trafiku, bllokohet magjistralja Kaçanik-Hani i Elezit

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh tek Ura e Kaçanikut.

Si pasojë e këtij aksidenti, ku janë përfshirë dy vetura, njëra e tipit BMW dhe tjetra Audi, përveç dëmeve materiale edhe një person ka pësuar lëndime trupore.

Siç edhe po e shihni në një fotografi të siguruar nga Indeksonline, pjesëtarë të Policisë së Kosovës, tashmë janë në vendin e ngjarjes. Ndërsa për shkak të këtij aksidenti është bllokuar rruga, duke shkaktuar kolona të gjata.