Aksident trafiku afër stacionit të autobusëve

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme afër stacionit të Autobusëve në Prishtinë.

Një kamion dhe një veturë me targa lokale janë ndeshur mes veti ku për pasojë dëmet janë të konsiderueshme.

Dëshmitarët kanë thënë se nuk ka viktima në këtë aksident ndërsa për disa qaste rruga ka qenë e bllokuar për qarkullimin e automjeteve.