Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në Dollc.

Lexues të Ballkani kanë dërguar foto ku shihet vetura e aksidentuar në mes të rrugës.

Policia rrugore ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me të, ndërsa ende nuk ka informacione për të lënduar.

loading…