Një aksident ka ndodhur pak më parë tek “Pallati i Rinisë” në Prishtinë.

Klan Kosova ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga ky aksident, por dyshohet se nga vetura është goditur një person me aftësi të kufizuara.

Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje.