Aksident në Zakut të Podujevës, një i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Zakut të Podujevës, mesditën e së mërkurës.

Si pasojë e këtij aksidenti, një person ka pësuar lëndime.

Rastin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës ku kanë dhënë edhe detaje.

“Sot rreth orës 12:30 në fshatin Zakut të Podujevës, ka ndodhë aksident trafiku, ku është përfshirë një  automjet. Si pasojë e këtij vet aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky vet aksident”, thuhet në njoftim.