Aksident në Vushtrri, shoferi përfundon në QKUK

Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë ku si pasojë e aksidentit, një person ka marrë lëndime trupore.

I dyshuari derisa ka qenë duke e drejtuar veturën e tij, nga mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, ka dalë jashtë rrugës duke u rrokullisur.

Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi i veturës i cili është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).