Një aksident komunikacioni ka ndodhur gjatë ditës së shtunën në  lagjen Vranjevc të Komunës së Prishtinës.

Një lexues i portalit Demokraci.com ka dërguar disa fotografi, ndërsa ende nuk dihet se ka persona të lënduar nga ky aksident.

Nga fotot shihet një veturë që ka përfunduar në trotuar shkaku i aksidentit.