Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Veternik të Prishtinës.
Në bazë të pamjeve, video kjo që është postuar në rrjete sociale nga qytetarët, shihet se në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e kësaj përplasjeje, ndërkohë që në pamje shihen se ka dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 46 aksidente, 17 prej tyre kanë rezultuar me persona të lënduar.







