Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në Suharekë.

Policia njofton se i dyshuari për shkak të pakujdesisë e ka shkelur një vajzë me traktor.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar traktorin e tij nga pakujdesia e ka shkelur viktimën femër kosovare e cila ka pranuar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh.