Policia e Kosovës

Aksident në Stapanicë të Klinës, tre persona të lënduar

Një aksident trafiku mes dy automjeteve i ndodhur në fshatin Stapanicë të Klinës ka bërë që të kërkojnë ndihmë mjekësore tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar për Ballkani.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë se të lënduarit pasi janë trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare janë liruar për në shtëpi.

“Rreth orës 17:45 ka ndodhë një aksident mes dy automjeteve, tre persona kanë pësuar lëndime trupore të cilët më pas janë dërguar në QMF dhe pas trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi”, tha Gashi.

BONUS VIDEO| Në Kosovë ka nisur manifestimi tradicional “Epopeja e UÇK-së”