Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Sojevë të Ferizajt.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli.

Ai tha se një veturë me targa vendore e cila ishte në lëvizje, ka dal nga rruga.

Veseli theksoi se të lënduar janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin”, tha Veseli.

VIDEO BONUS: Erërat e forta lëvizin edhe semaforët në Prishtinë