Dhjetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturave në rrugën Pejë-Prishtinë, përkatësisht në Sllatinë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se rastin ka ndodhur pas mesnatës.

“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME/Fshati Sllatinë, Fushë Kosovë 09.10.2022 – 00:30. Në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë katër vetura me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar dhjetë persona”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë personat e lënduar pas tretmanit mjekësor janë liruar./Ballkani.info