Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutave në fshatin Shkabaj të Prishtinës, lëndime kanë pësuar tre persona.

Policia sqaroi se një veturë ka shkaktuar vetëaksident, gjatë lëvizjes ka dalë në shiritin e kundërt duke goditur barrierat e rrugës.

“Në fshatin Shkabaj të Prishtinës ka ndodhur një vetëaksident trafiku, një veturë ka goditur barrierat ndarëse të rrugës dhe e njejta është kthyer në drejtimin e kahjes së kundërt të lëvizjës. Në këtë vetaksident kanë marrë lëndime tre persona”, tha Bajram Krasniqi nga zyra për informim në Policinë e Kosovës.

Policia dhe emergjenca kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.