Suharekë

Aksident në Samadraxhë të Suharekës, katër persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para mbrëmjes në fshatin Samadraxhë të Suharekës.

Katër persona kanë mbetur të lënduar pas përplasjes së dy veturave.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Aksidenti ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të shpejtësisë dhe shenjave të komunikacionit.

Katër personat e lënduar janë duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi përmes telefonit për klankosova.tv.