Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Bernicë.

Ballkani.info ka kontaktuar me zëdhënësen e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila ka treguar se një person ka mbetur i lënduar nga aksidenti.

“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku ne rrugën Prishtine – Podujevë, saktësisht ne fshatin Bernicë. Në këtë aksident kane qene te përfshira dy automjete. Si pasoje e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti për Ballkani.info.

Ende nuk dihet shkaktari i aksidentit./Ballkani.info/

loading…