Aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë, katër të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Prishtinë – Podujevë. Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e këtij aksidentit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka deklaruar se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë -Podujevë, saktësisht në fshatin Lupç, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.