Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, dy të lënduar

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Të lëndurit janë nisur për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa me rastin po merret policia.

“Sot rreth orës 12:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhë aksident trafiku, ku është përfshirë një  automjet.  Si pasojë e këtij vet aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka njoftuar policia.