Aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, pranë pikës së karburanteve “Kastrati”.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, një “Passat” dhe një “Mercedes”, raporton KosovaPress.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe autoambulanca, për t’iu dhënë ndihmën e parë të lënduarve.