Aksident

Aksident në rrugën Prishtinë – Ferizaj, dy të vdekur dhe dy të lënduar rëndë

Rreth orës 02:00 pas mesnatës në rrugën Prishtinë – Ferizaj ka ndodhur një vet-aksident trafiku me pasoja fatale.

Në këtë aksident kanë mbetur të vdekur dy pasagjerë ndërsa dy të tjerë (shoferi dhe një pasagjer) kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Komunikata e plotë:

Sot rreth orës 02:00 në rrugën Prishtine -Ferizaj ka ndodhur një vet aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet i tipit Pasat që për shkaqe të panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe është vetaksidentuar. Lëndime të rënda trupore kanë marrë katër persona, ngasësi dhe tre pasagjerë. Dy nga pasagjerët nuk kanë mumdur të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidentit dhe në vend ngjarje kanë ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimave:

L.S (femer) 23 vjeç dhe

K. H ( femer ) 31 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vend gjarje, ndersa ngasesi i automjetit dhe nje pasagjer tjeter jane derguar ne QKUK. Me rastin po merren njesiti i trafikut.