FOTO

Aksident në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, lëndohet një person

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së martës në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, ku janë përfshirë dy vetura.

Një veturë shihet që ka devijuar nga rruga kryesore.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit një person është lënduar.

“Rreth orës o8:30, është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar rrugën  nacionale  Mitrovicë- Prishtinë, segmenti rrugor ne fshatin Grace. Në aksident janë, përfshirë dy vetura. Përveç dëmeve materiale  lëndime ka pësuar një  person”, ka thënë Zahit.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes shihet se ka mbërritur Policia e Kosovës dhe autoambulanca.

VIDEO BONUS: