aksident

Aksident në rrugën Klinë-Skenderaj, një i lënduar

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para disa minutash në rrugën Klinë-Skenderaj.

Lexues të portalit Indeksonline kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet një veturë e dëmtuar në anën e ngasësit.

Sipas tyre, një person ka mbetur i lënduar nga aksidenti në fjalë.

Më poshtë pamje të veturës së aksidentuar.