Aksident në rrugën Graqanicë-Llapnasellë, dy persona dërgohet në spital

Sot rreth orës 16:30 në rrugën Graqanicë-Llapnasellë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë të përfshira dy automjete.

“Sot rreth orës 16:30 në rrugën Graqanicë-Llapnasellë , ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane të perfshira dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në konfirmimin e policisë për Express.

Tutje, Ahmeti bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, kurse me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.