Tre perona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave mëngjesin e sotëm në rrugën Gjilan-Prishtinë.

Rastin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Gjilan-Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.  

Ajo tha më tej se njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.