Aksident në rrethrrotullim, vetura bie poshtë (Foto)
Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur në afërsi të stacionit të autobusave, ku një veturë ka rënë rrethrrotullimt, i cili lidhë Prishtinën me Mitrovicë, Fushë-Kosovë dhe Ferizaj.
Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky rast, por siç shihet në disa fotografi të siguruara nga “Gazeta Blic” vetura ka pësuar dëme të konsiderueshme.
Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar Policia e Kosovës e cila ka thënë se bëhet fjalë për vet aksident.
“Sipas informatave fillestare, bëhet fjalë për një vetë-aksident, ku një veturë e tipit Volkswagen me 7 ulëse. Bëhet fjalë për disa persona të cilët kanë pësuar lëndime të lehta por nuk ka viktima” tha Policia për Ballkani.info.
Më poshtë ju sjellim pamje nga ky rast: