Aksident në qendër të Prishtinës, lëndohet një person

Një aksident trafiku mes tri automjetesh ka ndodhur sot rreth orës 12:40 në rrugën “Edmon Hoxha” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për Ballkani.info zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 12:40 në rrugën “Edmon Hoxha” Prishtinë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor ku janë përfshirë tri automjete. Si pasoj lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti për Ballkani.info