Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidente që ka ndodhur në afërsi të katedrales “Nënë Tereza”.

Një aksident trafiku ka ndodhur në qendër të Prishtinës, përkatësisht në afërsi të katedrales “Nënë Tereza”.Në këtë aksident janë lënduar dy persona, përkatësisht drejtuesit e automjeteve të përfshira në këtë aksident.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Dy automjete janë përfshirë në një aksident trafiku. Sipas informatave fillestare lëndime të lehta kanë marrë drejtuesit”, ka thënë Hoxha.

Tutje ai ka shtuar se, njësitet e Policisë së Kosovës janë duke u marrë me këtë rast.

loading…