Aksident

Aksident në qendër të Prishtinës, ka të lënduar (Foto)

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak minutash në rrugën “George Bush” në qendër të Prishtinës.

Në aksident janë të përfshira dy automjete, një “Range Rover” dhe një “Golf 4”.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia dhe autoambulanca.

Raportohet për persona të lënduar.