Aksident në Prizren, një person dërgohet në emergjencë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prizren në mes të një fugoni dhe një motoçiklete. Si pasojë e këtij aksidenti një person ka marrë lëndime trupore, shkruan Express

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Një aksident në mes të një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur rreth orqs 16:00. Njësiti i trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes, një person është dërguar në emergjencë”, ka thënë Osmanollaj./GazetaExpress

Foto nga vendi i ngjarjes:

loading…