Të mërkurën në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të një veture dhe një motoçiklete, ku si pasojë e kësaj një person ka marrë lëndime trupore
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën Kuksi në Prizren, ku një veturë ka goditur një motoçikletë me dy pasagjerë.
Lëndime trupore kanë marrë drejtuesi dhe pasagjeri i motoçikletës, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, bën të ditur policia.
Ndërkaq nga ky rast nuk raportohet për të arrestuar./Ballkani.info







