'Bill Clinton'

Aksident në Prishtinë, vetura godet dy këmbësorë

Dy persona janë lënduar si pasojë e goditjes nga një veturë në mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës që ka thënë se aksidenti ka ndodhur pak pas orës 20:00.

Në bazë të fotografive të siguruara shihet se aksidenti ka ndodhur në vendkalim.

“Sot, më 11.07.2020 rreth orës 20:05 në rrugën ‘Bill Klinton’ ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugorë, një automjet në lëvizje ka goditur dy këmbësorë, të cilët si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime”, thuhet në përgjigjen e Policisë.