Aksident

Aksident në Prishtinë, lëndohet motoçiklisti

Një aksident mes një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në rrugën “Garibaldi” Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime.

“Sot rreth orës 19:00 në rrugën “Garibaldi” Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës),ka pësuar lëndime trupore.  Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

VIDEO BONUS: