Aksident në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në aksident është përfshirë një automjet me tabela vendore.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar vozitësi si dhe pesë pasagjerë të moshës së mitur.

Viktimat e këtij aksidenti po marrin trajtim mjekësor në QKUK. /Ballkani.info/