Aksident në Prishtinë, kamioni e merr me vete një BMW VIDEO

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa orësh në rrugën “Sali Nivica” në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

RTV21 ka siguruar pamje nga ky aksident, ku shihet një kamion me material ndërtimor ka zënë me rimorkion e tij një veturë të parkuar në trotuar dhe e ka bartë me vete.

Siç duket në videon e mëposhtme, kamioni nuk ka arritur ta marr harkun mirë që për pasojë e ka goditur një veturë.