Një aksident trafiku ka ndodhur pasditën e sotme në fshatin Peran të Podujevës.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, me ç’rast janë lënduar shtatë persona.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në aksident kanë qenë të perfshira dy automjete, ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pesuar shtatë persona. Të njejtit janë derguar për tretman mjekësor”, ka treguar Ahmeti për Ballkani.info.

Me rastin janë duke u marrë njësiti i trafikut, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. /Ballkani.info