Aksident në Pejë| Vdes një person e lëndohen tre të tjerë, i përfshirë edhe një polic

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksdenti mes dy veturave në Novosellë të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se tre të lënduar janë dërguar në Emergjencë, ndërsa në aksident është përfshirë edhe një polic.

“Në orën 07:45 në fshatin Novosellë të Pejës policia është njoftuar për një aksident trafiku, të përfshira kanë qenë dy vetura. Tre persona janë të lënduar, por më vonë janë bërë katër të lënduar. Një prej tyre ka vdekur, mjeku e ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes. Tre personat janë dërguar në Emergjencë më pas në QKUK”, tha Gashi për Demokracia.com.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes ndodhet edhe IPK, pasi në aksident ka qenë i përfshirë edhe një zyrtar policor.