Aksident në Pejë, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën “Beteja e Loxhës”, në Pejë.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka treguar se në aksident janë të përfshira dy vetura dhe një autobus i parkuar.

“Sot rreth orë 18:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ” Beteja e Loxhës” në Pejë, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy (2) vetura dhe një autobus i cili ishte i parkuar, si pasojë e aksidentit dy (2) persona kanë pësuar lëndime trupore të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, por sipas ekipit mjekësor të njëjtit kanë lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë ai.