Aksident në Mitrovicë, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar si pasoj e një aksidentit i cili ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë më saktësisht në fshatin Shupkovcë.

Sipas policisë rajonale të Mitrovicës, në këtë aksident ishin të përfshirë katër vetura.

“Një aksident   trafiku me të lënduar ka ndodhur  sot  rreth orës 15:00, në rrugën  nacionale Mitrovicë -Prishtinë segmenti rrugor zona  fshati Shupkovcë. Në aksident ishin të përfshira  katër  vetura civile, ku  si pasojë e lëndimeve të pësuara dy persona kane kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Avni Zaiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.