Dragobil

Aksident në Malishevë, lëndohen pesë persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditën e së martës në fshatin Dragobil të Malishevës.

Si pasojë pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy kamionë dhe një veturë.

Ai ka shtuar se rasti po vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

“Rreth orës 17:35 është raportuar aksident trafiku në fshatin Dragobil-Malishevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy kamionë dhe një automjet udhëtarësh. Për pasojë, përveç dëmeve materiale, pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Elezaj.