Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Bërrnicë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Florie Ahmeti.

“Rreth orës 09:00 në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Bërrnicë, ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Në këtë aksident janë lënduar 2 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.