Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, dy të lënduar

Këtë pasdite ka ndodhur një tjetër aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Aksidenti ka ndodhur saktësisht në fshatin Lupç i Poshtëm, si pasojë e të cilit, dy persona kanë pësuar lëndime.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë (fshati Lupç), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje, si pasojë janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, tha ajo.