Një aksident ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në Krivovë të Fushë Kosovës, me që rast ka shkaktuar kolona deri në pesë kilometra.

Përveç dëmeve material ende nuk dihet nëse ka të lënduar. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin, por për momentin nuk ka pasur deklarime për media.