Aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, një i lënduar rëndë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë ku janë të përshirë një kamion dhe një veturë.

Mësohet se nga ky aksident ka mbetur i lënduar rëndë një person ndërsa një tjetër ka marr lëndime më të lehta.

Të  lënduarit janë dërguar në Emergjencë të QKU-së ndërsa ende  nuk dihen shumë detaje rreth këtij aksidenti.  Policia ka dal në vendin e ngjarjes.