Policia

Aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, lëndohen tre persona

Tre persona janë lënduar në një aksident i cili ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 në fshatin Kçiq.

“Tre persona janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Kçiq, rruga magjistrale Prishtinë- Mitrovicë”, tha Zahiti për kallxo.com